Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TETËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që është tetë vjeç. Djalë tetëvjeçar. Vajzë tetëvjeçare.
2. Që zgjat tetë vjet; që kryhet brenda tetë vjetëve. Shkollë tetëvjeçare (hist.). Afat tetëvjeçar. Periudhë tetëvjeçare.
TETËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë që është tetë vjeç. Për tetëvjeçarët. Sot kanë ditën e konkurrimit tetëvjeçarët. Libër për tetëvjeçarët.
2. Periudhë (kohë) e diçkaje prej tetë vjetësh. Gjatë këtij tetëvjeçari janë realizuar të gjitha parashikimet. Nuk ishte parashikuar për këtë tetëvjeçar.
TETËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë që është tetë vjeçe.2. bised., hist. Shkollë tetëvjeçare. Mësues i tetëvjeçares. Nxënësit e tetëvjeçares. Mbaroi tetëvjeçaren. Është me tet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë