Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TETËMBËDHJÉTAT (të) f., vet. sh. Periudhë prej tetëmbëdhjetë vjetësh si moshë. Sapo mbushi të tetëmbëdhjetat. Ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat. Me të mbushur të tetëmbëdhjetat, nisi punën.
TETËMBËDHJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. num. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatëmbëdhjetë edhe një. Tetëmbëdhjetë vjeç. Mbledh dy tetëmbëdhjeta. Heq dy nga tetëmbëdhjeta. I shtoj pesë tetëmbëdhjetës.
2. si mb. Që mban numrin tetëmbëdhjetë, që shënon këtë numër, i tetëmbëdhjetë. Godina (pallati) tetëmbëdhjetë. Në kilometrin tetëmbëdhjetë. Në faqen tetëmbëdhjetë.
TETËMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit tetëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e tetëmbëdhjetë. Rreshti i tetëmbëdhjetë. Ditën e tetëmbëdhjetë. Mësimi i tetëmbëdhjetë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. I tetëmbëdhjeti në radhë. Një e tetëmbëdhjeta. Dhjetë të tetëmbëdhjetat.
TETËMBËDHJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. num. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatëmbëdhjetë edhe një. Tetëmbëdhjetë vjeç. Mbledh dy tetëmbëdhjeta. Heq dy nga tetëmbëdhjeta. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit tetëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e tetëmbëdhje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që është tetëmbëdhjetë vjeç, që ka një moshë prej tetëmbëdhjetë vjetësh. Djalë tetëmbëdhjetëvjeçar. Vajzë tetëmbëdhjetëvjeçare. Shtetase tetëmbëdhjetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë që është tetëmbëdhjetë vjeç.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë që është tetëmbëdhjetë vjeçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë