Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që është tetëmbëdhjetë vjeç, që ka një moshë prej tetëmbëdhjetë vjetësh. Djalë tetëmbëdhjetëvjeçar. Vajzë tetëmbëdhjetëvjeçare. Shtetase tetëmbëdhjetëvjeçare.
2. Që zgjat tetëmbëdhjetë vjet. U largua nga vendi pas një qëndrimi tetëmbëdhjetëvjeçar.
TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Djalë që është tetëmbëdhjetë vjeç.
TETËMBËDHJÉTËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë që është tetëmbëdhjetë vjeçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTAT (të) f., vet. sh. Periudhë prej tetëmbëdhjetë vjetësh si moshë. Sapo mbushi të tetëmbëdhjetat. Ende pa mbushur të tetëmbëdhjetat. Me të mbushur të tetëmbëdhjetat, ni…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. num. Numri që shënon një sasi të barabartë me shtatëmbëdhjetë edhe një. Tetëmbëdhjetë vjeç. Mbledh dy tetëmbëdhjeta. Heq dy nga tetëmbëdhjeta. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit tetëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e tetëmbëdhje…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë