Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉTË num. them. 1. Numri që vjen menjëherë pas shtatës dhe që shënon një sasi të barabartë me shtatë edhe një. Tetë veta. Tetë herë. Tetë ditë (javë, muaj). Tetë vjet. Tetë vjeç. Në orën tetë. Tetë edhe tetë. Tetë herë tetë. Tetë të dhjetat. E ndarë në tetë pjesë. E pjesëtoj për tetë (me tetë).
2. si mb. I tetë. Në dhomën (në radhën) tetë. Në kreun tetë.
3. si em. m. e f. Që i përgjigjet numrit tetë në një varg qeniesh a sendesh, në një radhë etj. Ishte në të tetin ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Një e teta një nga tetë pjesët e barabarta në të cilat ndahet një e tërë.
♦ Ia bëri tetën (dikujt) keq. vulg. nuk e mbajti fjalën e dhënë, e gënjeu. Ia bëri tetë me dy (dikujt) e shtrëngoi të bënte si do vetë, e detyroi të bindej a të nënshtrohej plotësisht, ia mblodhi; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë; e bëri zap (dikë). I bie *ora (sahati) tetë (shtatë, dymbëdhjetë) (dikujt). *Java shtatë e ai tetë. Merr *shtatë e prish tetë (dikush). I shkojnë (i venë) *shtatë (tetë) (dikujt) vulg.
TETË- fjalëform. Pjesë e parë e disa numërorëve të përngjitur dhe e disa fjalëve të përbëra, me kuptimin “tetë”; “me tetë...”, “që ka tetë...”, “që përbëhet nga tetë...” (p.sh. tet…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËDITÓR,~E mb. Që zgjat tetë ditë. Afat tetëditor. Udhëtim tetëditor.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËFÍSH ndajf. 1. Tetë herë më shumë; tetë herë edhe aq sa është. U rrit tetëfish.2. si mb. Që është tetë herë më shumë a më i madh. Vëllim tetëfish më i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËFÍSH,~I m. Sasi, përmasë a vlerë tetë herë më e madhe se një tjetër, që merret si bazë. Tetëfishi i sipërfaqes. Tetëfishi i gjatësisë (i vëllimit, i gjerësisë, i lartësisë). Te…
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMUJÓR,~E mb. Që zgjat tetë muaj. Afat tetëmujor.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËMUJÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kohëzgjatje prej tetë muajsh. Tetëmujori i këtij viti (periudha janar-gusht) numëron më pak aksidente se një vit më parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TETËQÍND num. 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me tetë herë njëqind. Tetëqind veta. Tetëqind vjet. Tetëqind faqe. Tetëqind e dhjetë lekë. Tetëqind pjesëtuar për dy (me dy).…
Shfaq përkufizimin e plotë →TET/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zool. (lat. Hyphessobrycon) Emër përmbledhës për peshq ekzotikë të ujërave të ëmbla, me origjinë nga Afrika, Amerika e Jugut dhe nga Amerika qendrore, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉTËSH,~E mb., bised. Që përbëhet e tëra nga tetë njësi ose që ka një pjesë me tetë njësi. Tel tetësh tel me tetë fije. Strofë tetëshe (let.) strofë me tetë vargje. Notë tetëshe (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉTËSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grup i përbërë nga tetë qenie, sende etj. Tetëshja e parë. Formuan një tetëshe të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë