Fjalori
TESHUR

TÉSHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Teshtimë. E teshura e tij u dëgjua gjeroborr. E mbytënteshurat. Ia dha një të teshure të madhe.

TESHUR

TÉSHUR,~IT (të) as. Teshtimë. Ka të teshurshpeshtë. E mbytiteshurit.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TESH
TESH

TESHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Përpjek lehtë; cakëlloj, çokas.Tesh gotën e rakisë me dikë. Teshën vezët.
2. jokal. I bëj vizitë, i shkoj dikujt për ta parë, e vizitoj; vij, dukem, shfaqem. Ka kohë që s’na ka teshur. A po tesh pak se kam një punë?
3. kal. Ndesh, takoj dikë rastësisht. E teshi teksa i ngjitej një të përpjete. E tesha dje.
4. jokal., vet. v. III Lind dielli (hëna). Kishte teshur dielli.
5. kal. Përdoretmënyrën urdhërore a dëshirore si nëmë a si mallkim për dikë apo si betim për të mohuar diçka. E teshtë pika! i rëntë pika! Të teshtë zana!shitoftë zana! Të teshtë rrufeja!rëntë rrufeja! Më teshtë Zoti, po ta kem ditur!
6. kal. Mërzis shumë dikë, e bezdis keq, ia plas shpirtin. Ia teshi shpirtin.
Sin.: cakëlloj, çokas, cakërroj, kërcëlloj, vizitoj, vij, dukem, shfaqem, vizitoj, ndesh, takoj, pjek, mërzis, bezdis.

TESH

TESHII vep., ~A, ~UR jokal. Teshtij. Po teshte fort. Teshi disa herë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.