Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TESHTÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Nxjerr padashur dhe papritur ajër, zakonisht me stërpika dhe me zhurmë përmes gojës dhe hundës. Teshtiu fort (disa herë). Pluhur për të teshtirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TESHTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më del ajër papritur, zakonisht me stërpika dhe me zhurmë përmes hundës dhe gojës, i shkaktuar nga ngacmimi i mukozës së hundës, kam teshtima.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TESHTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur teshtij.2. Teshtimë. Pati shumë teshtitje. Infeksionet virale shkaktojnë teshtitje, dhimbje të fytit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TESHTÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Teshtimë, teshtitje. U dëgjua një e teshtitur. Ka pasur të teshtitura tërë natën. Pluhuri i piperit shkakton të teshtitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë