Fjalori
TESHKË

TÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë, rriskë, rriskull. Një teshkë djathë (bukë).
2. Ashkël, bujashkë, spicë, cipal. Mblidh ca teshka të ndezim zjarrin.
3. Flokëmëdhenj e të dendur bore. Teshkat e borës mbuluan çatitë.
4. Ngastër, rrip toke, copë toke, lehe, postat, Punoje edhe atë teshkë vend që ka mbetur.
5. Sqepar, qeser. Busht teshke. E gdhendi me teshkë. Teshka, gozhda e listela.
6. zool. (lat. Jynx torquilla) Zog me pupla me ngjyrëngjashme me lëvoren e pemëve për t’iu përshtatur mjedisit ku jeton, me sqep më të shkurtër se ai i qukapikut, që ushqehet me milingona, me larva, me merimanga nëpër pemë.
Sin.: copë, rriskë, rriskull, ashkël, bujashkë, spicë, cipal, ngastër, lehe, postat, sqepar.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.