Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TERRTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bie nata; errësohet, erret, ngryset, terret. Paska nisur të terrtiset. Nisu para se të terrtiset. Terrtiset herët (vonë).
2. vetv., vet. v. III Bëhet i errët, errësohet U terrtis mjedisi (qilari, dhoma).
3. fig., vetv. Ngrysem, nxihem, vrenjtem kur marr vesh diçka që më shqetëson a nuk më pëlqen. U terrtis nga inati. Ç’e ka gjetur që është terrtisur ashtu?
4. pës., vet. v. III e TERRTÍS.
TERRTÍS vep. ~A, ~UR kal. 1. Bëj të errët. Terrtisi një mjedis (dhomën, sallën).2. fig. Nxij, sterroj. Ia terrtisi jetën.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Errësim, ngrysje. Terrtisje e dhomës. Terrtisja e qiellit.2. fig. Errësim i mendjes, humbje e gjykimit a e qetësisë. Terrtisje e mendjes (e arsyes, …
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRTÍSUR (i, e) mb. 1. Që është errësuar, i terrët, i ngrysur. Mjedis i terrtisur. Dhomë e terrtisur. Qiell i terrtisur i mbuluar me re të zeza.2. fig. Që është i nxirë, që është …
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRTÍSUR,~IT (të) as. 1. Terrtisje, errësim. Erdhi në të terrtisur erdhi në të ngrysur. Të terrtisurit e motit. Të terrtisurit e diellit prej reve të zeza mbulimi i tij prej reve.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë