Fjalori


Rezultate të ngjashme

TÉRRTË (i, e) mb. Që është i errët, i terrët. Mjedis i terrtë. Vend i terrtë. Dhomë e terrtë. Qeli e terrtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉRR,~I m. 1. Errësirë. Terri i natës. Na u dogj llamba, mbetëm në terr. Iku (u zhduk) nëpër terr. Erdhi nëpër terr erdhi nëpër errësirë, erdhi vonë, erdhi natën.2. fig. Padije. Je…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERR vep., ~A, ~UR kal. 1. Err, errësoj, terroj, terratis. Terr qilarin.2. fig. Prish, errësoj. Ia terri mendjen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉRRAS ndajf. 1. Nëpër terr, në errësirë Erdhi terras.2. fig. Fshehtas, tinëz, pa e ditur kush. Iku terras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRÉN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sipërfaqe e tokës, pjesë e sipërme e tokës; tokë, reliev; copë tokë, truall. Terren malor (fushor, kodrinor). Terren i hapur (i mbyllur). Terren i thyer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TÉRR/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Erret, errësohet. U terr shpejt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRHÁT vep., ~A, ~UR jokal., zakon. v. III Turfulloj, hundëroj (zakon. për kalin). Kali terrhaste nga lodhja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRÍM,~I m. 1. Errësirë, muzg, terrinë. Ra terrimi. Qytetin e mbuloi terrimi. Terrim i dhomës.2. fig. Humbje e gjykimit të ftohtë, terrësim, prishje. Terrim i mendjes. Terrim i ar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Errësirë, terrim. Terrinë e madhe. Terrina e natës.2. Vend shumë i errët; zgëq i errët, skutë e errët, terrishtë. Zgavrat e mëdha, shpellat etj. janë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRNÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Ndërrim i hënës, fazë e ndërrimit të hënës. Sot është terrnaç.2. fig. Shkallë zhvillimi; kapërcyell, prag ndryshimi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRNÉK,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, që është koprrac, që është temerruc. Burrë terrnek. Grua terrneke.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Terrnek i madh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRNÍM,~I m. sh. ~E,~ET Ndërrim, ndryshim. Terrnim zëri. Terrnimi i motit. Terrnim plagësh. Terrnimi i petkave të lagura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRNÍT vep., ~A, ~UR kal. Gënjej fëmijën me diçka. Terrnite me një lodër që të pushojë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRN/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Hutoj dikë, i marr mendtë. E terrnoi me fjalë të bukura.Sin.: hutoj, trullos, shastis, trallis, ngatërroj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRN/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ndërroj (këpucët, teshat). Terrnoi veshjet, ngaqë ishte qullur. Ujku qimen e terrnon, po vesin s’e harron. (fj. u.). Gjarpri terrnon vetëm lëkur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Err, errësoj, terratis. Terroj dhomën (odën). E terroi reja.2. fig. E bëj të paaftë për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë, errësoj, prish. Ia terr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRÓR,~I m. Dhunë e egër e një regjimi, e një organizate ndaj popullsisë a ndaj kundërshtarëve, për t’i frikësuar, për t’i nënshtruar a për t’i asgjësuar; shtypje e pamëshirshme; …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERRÇ,~E mb., bised. Që ka ngjyrë të errët (thuhet zakonisht për kafshë). Cjap terrç. Dhi terrçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉRRËT (i, e) mb. I errët, i terrtë, i terrshëm, me errësirë. Korridor i terrët. Dhomë e terrët. Natë e terrët pus.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉRRËT ndajf. Gjendje errësire, errësirë, errët; kund. dritë. Nuk duket gjë se është terrët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.