Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERRORÍST,~E mb. Që ka tiparet e një terrori, që bëhet për terror a me terror; që bën terror. Akte (vepra, veprimtari) terroriste. Organizatë terroriste. Sulm terrorist. Vepra terroriste. Kërcënim terrorist.
TERRORÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përdor terrorin për të arritur qëllimet e veta; pjesëmarrës në veprime terroriste. Terroristët fashistë (nazistë). Grup terroristësh.
TERRORÍSTE,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përdor terrorin për të arritur qëllimet e veta; pjesëmarrëse në veprime terroriste.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRÓR,~I m. Dhunë e egër e një regjimi, e një organizate ndaj popullsisë a ndaj kundërshtarëve, për t’i frikësuar, për t’i nënshtruar a për t’i asgjësuar; shtypje e pamëshirshme; …
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRORIZÍM,~I m. Veprimi kur ushtroj terror, kur bëj terror, kur përdor terror; zbatimi i terrorit; politikë terrori. Terrorizimi i popullsisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TERRORIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më shkakton terror; më futet tmerri, më kall tmerrin, tmerrohem. U terrorizua nga sjellja e tyre.2. pës. e TERRORIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përdor terror ndaj popullsisë a ndaj kundërshtarëve politikë për t’i nënshtruar e për t’i asgjësuar, bëj terror. Terrorizojnë popullsinë. Terroriz…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRORIZÚAR (i, e) mb. Që është terrorizuar. Popullsi e terrorizuar. Njerëz të terrorizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRORIZÚES,~E mb. Që shkakton terror, tmerr, panik. Akt (veprim) terrorizues. Sjellje terrorizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës ndaj popullsisë a ndaj kundërshtarëve politikë, që arrin deri në asgjësim fizi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë