Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERRITORIÁL,~E mb. 1. Që i përket një territori të caktuar, që lidhet a që ka të bëjë me një territor të caktuar; tokësor, truallësor. Hapësirë territoriale. Kufijtë territorialë. Çështje territoriale. Ndarje territoriale. Ujëra territoriale brez ujërash të detit a të liqenit gjatë brigjeve të një shteti, që është nën sovranitetin e tij.
2. hist. Që krijohet a që vepron në një territor të caktuar. Çeta (batalione, formacione) territoriale.
✱Sin.: tokësor, truallësor, shtetëror.
TERRITORIÁL-ADMINISTRATÍV mb. Që i përket edhe territorit edhe administratës, që ushtron veprimtari në një territor, që ka të bëjë me territorin dhe me administratën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRITORIALÍSHT ndajf. Si territor. Historikisht dhe territorialisht janë vise shqiptare.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRITORIALITÉT,~I m. 1. drejt. Gjendje e një territori, status i tij; marrëdhënie e ndërtuar me një territor a me një hapësirë. Parimi i territorialitetit. Territorialiteti i ligj…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERRITÓR,~I m. sh. ~E, ~ET Hapësirë e një shteti, e një vendi, e një krahine etj. brenda kufijve të caktuar, vend. Territori i Republikës së Shqipërisë. Territori shtetëror. Territ…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë