Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERMOBËRTHAMÓR,~E mb., fiz. 1. Që lidhet me energjinë që çlirohet nga reaksionet bërthamore që përdorin nxehtësinë si efekt kryesor. Reaksion termobërthamor. Shpërthim termobërthamor.
2. Që vepron në bazë të reaksioneve bërthamore; që bëhet me armë bërthamore. Armë (bombë) termobërthamore bombë atomike me hidrogjen. Luftë termobërthamore.
TERMOBAROMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz. Aparat që regjistron dhe mat temperaturën dhe shtypjen atmosferike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë