Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERMINÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi i mbërritjes, më i skajshëm, i një linje hekurudhore, detare a ajrore, me ndërtesat përkatëse. Terminali i aeroportit “Nënë Tereza”. Terminali i trageteve në Durrës. Terminali i autobusëve. Terminal i nisjes. Terminal i mbërritjes. Terminali i trenave.
2. inf. Pajisje a aparat i lidhur me një kompjuter qendror, që mundëson hyrjen në një sistem informatik. Terminal kompjuterik. Terminal me prekje. Terminal me tastierë. Terminal inteligjent.
TERMINOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Specialist që merret me mbledhjen, mepërshkrimin, me sistemimin dhe me përpunimin e termave të një fushe të caktuar shkencore, teknike ose profe…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Specialiste që merret me mbledhjen, me përshkrimin, me sistemimin dhe me përpunimin e termave të një fushe të caktuar shkencore, teknike ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOGRAFÍ,~A f., gjuh. Praktika dhe shkenca e përpilimit, e përshkrimit dhe e dokumentimit të termave.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në lëmin e terminologjisë; ai që merret me terminologji; specialist i termave; ai që i përkufizon, i përzgjedh, i përkthen ose i unifikon për …
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Studiuese në lëmin e terminologjisë; ajo që merret me terminologji; specialiste e termave; ajo që i përkufizon, i përzgjedh, i përkthen ose i unifik…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjuh. 1. Tërësi e termave të një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës, të artit, të jetës shoqërore etj.; tërësi e termave të një gjuhe. Terminol…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOLOGJÍK,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me termat ose me terminologjinë; i terminologjisë; që përfshin termat e një fushe të caktuar. Përdorim i ngushtë terminologjik. Fjalor ter…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERMINOLOGJIKÍSHT ndajf. Nga ana terminologjike, në mënyrë terminologjike, në kuptimin terminologjik. Shqipja është gjuhë e dokumentuar terminologjikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë