Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Heqje a largim i lagështisë (për rrobat, flokun, barin etj.); tharje. Terja e teshave në diell. Terja e flokëve me tharëse. Terja e duarve pranë zjarrit.
2. Kalim i disa trupave nga gjendje e njomë a e lagur në gjendje të thatë. Terja e pastërmasë (e oshafeve). Terja e barit të kositur a të lagur.
TER vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq lagështinë në diell, në zjarr a në erë diçkaje të lagur; thaj. Teri çarçafët (rrobat, këmishën). Teri duhanin. E teri tokën era. Ter në diell (në zjarr, në erë). E ndej qilimin për ta terur. Ter barin (jonxhën). Ter duart pranë zjarrit. Ter flokun me tharëse.
2. bised. Ha, pi, përlaj. I teri dy sahanë groshë i hëngri dy sahanë me fasule. E teri shishen e rakisë (e verës) e piu të gjithë.
3. bised. Kërdis, krydh, përlaj, vjedh. Ia teri paratë. Ia terën qesen (kuletën). Të ter në kandar.
4. bised. Rrah paq (keq), kopanis. E teri djalin.
5. bised. Dobësoj, bëj kockë e lëkurë. Njerka ia teri fëmijët.
✱Sin.: thaj, ha, pi, përlaj, kërdis, krydh, përlaj, vjedh, rrah, sqaq, kopanis, harxhoj, dobësoj.
TERJÁK ndajf., bised. Ashtu si duhet, me terezi, saktë. Fol pak e terjak dhe jo shumë e për lumë. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njohës i cilësive të verës dhe të rakisë; terjaqi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJAQÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua e mësuar të pijë me rregull kafe, duhan etj.; njohëse e mirë e tyre; pijedashëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJAQÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Njeri që është mësuar të pijë me rregull raki, verë, kafe, duhan etj., burrë që e njeh mirë cilësinë e tyre dhe di t’i zgjedhë e t’i shijojë; qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJAQILLË́K,~U m., vjet. Të qenët terjaqi; punë e terjaqiut. Nuk merr vesh nga terjaqillëku ai.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJÁS vep., ~A, ~UR kal. 1. Provoj. Terjas rakinë (duhanin, kafenë, verën).2. kal. Rregulloj, ujdis. Terjas shtëpinë. Terjas bagëtinë dhe eja shpejt.✱Sin.: provoj, rregulloj, nava…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur provoj diçka.2. Rregullim, ujdisje (e shtëpisë, e bagëtisë).✱Sin.: provë, rregullim, navasje, ujdisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJORÍS vep., ~A, ~UR kal. Qëndis. Terjoris shkronjat nistore në një shami.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJORÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Qëndisje. Terjorisja e shamisë (e jakës).
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJORÍSUR (i, e) mb. I qëndisur. Mbulesë (jakë, shami) e terjorisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë