Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERJAQÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Njeri që është mësuar të pijë me rregull raki, verë, kafe, duhan etj., burrë që e njeh mirë cilësinë e tyre dhe di t’i zgjedhë e t’i shijojë; qejfli pijesh, duhani, kafeje, terjak. Terjaqi i madh (i vjetër). Terjaqi i rakisë. Terjaqi duhani. Terjaqi pas kafesë. Terjaqi për verë. S'jam terjaqi. E pi si terjaqi. Është terjaqi, s’ke ç’t’i thuash!
TERJAQILLË́K,~U m., vjet. Të qenët terjaqi; punë e terjaqiut. Nuk merr vesh nga terjaqillëku ai.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERJAQÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua e mësuar të pijë me rregull kafe, duhan etj.; njohëse e mirë e tyre; pijedashëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë