Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TEREZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. E mendoj thellë diçka, e peshoj mirë me mend, matem shumë para se të bëj diçka; mendohem e përqendrohem shumë kur bëj diçka, nuk nxitohem; kam ndër mend të bëj diçka; matem; bëj t’i... Terezitu mirë para se t’i hysh asaj pune. Terezitej t’i fliste. Hë, a u terezite? Prit pak sa të terezitem.
2. pës. e TEREZÍT.
✱Sin.: mendohem, përqendrohem, matem, përgatitem.
TEREZÍT (TEREZÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Baraspeshoj. Terezit trupin. Terezite mirë!
2. Marr në shenjë, e shpie mu në vendin që dua, e rregulloj mirë në shenjë (zakonisht një armë). Tereziti pushkën. Ia tereziti në kokë (në zemër, në bark, në lule të ballit).
3. E llogarit mirë masën e diçkaje, e mat a e ndaj me kujdes, e mataroj mirë, e harxhoj me kursim a me masë diçka, nuk e shpërdoroj. E tereziti kafenë (sheqerin, vajin, gjalpin). E tereziti mishin për tërë javën. E terezit shumë paranë ai.
4. fig. E mendoj thellë, e peshoj mirë, e mat si duhet çdo hap që do të bëj; e bëj diçka duke u menduar mirë e pa nxitim. E terezit mirë. Mjaft e terezite! Pasi e tereziti mirë, vendosi.
✱Sin.: baraspeshoj, mataroj, llogaris, peshoj, mendoj, mat.
TEREZÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Peshore me dy krahë të barabartë dhe me dy pjata, mbi të cilat në njërën vihen gurët e peshës e në tjetrën sendi që peshohet; peshore, kandar. Pesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEREZÍT (TEREZÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Baraspeshoj. Terezit trupin. Terezite mirë!2. Marr në shenjë, e shpie mu në vendin që dua, e rregulloj mirë në shenjë (zakonisht një…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEREZÍTJ/E,~A f., bised. 1. Gjendja kur e vë në terezi; vënie në rregull (për punët, për gjërat).2. Veprimi kur terezit diçka; kur e vë në rregull, si duhet. Terezitja e punëve. Te…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEREZÍTUR (i, e) mb., bised. Që është terezitur, që është llogaritur mirë, që është vënë në terezi (në vijë). Punë e terezitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë