Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERATOGJÉN,~E mb., mjek., biol. Që shkakton anomali ose keqformime te fetusi gjatë zhvillimit embrional. Në disa barna mund të ketë substanca teratogjene. Faktor biologjik (mjedisor) teratogjen.
TERATOGJENÉZ/Ë,~A f., mjek., biol. Procesi ose dukuria e zhvillimit të anomalive ose keqformimeve te fetusi gjatë shtatzënisë, për shkak të faktorëve të jashtëm teratogjenëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOGJENÍ,~A f., mjek., biol. Teratogjenezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOÍD,~E mb., mjek., biol. Që ka formë ose strukturë të çrregullt, anormale ose të deformuar; që ka deformime të dukshme ose anomali zhvillimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek., biol. Specialist në teratologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek., biol. Specialiste në teratologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOLOGJÍ,~A f., mjek. Disiplinë e anatomisë që studion anomalitë ose keqformimet të lindura tek organizmat, veçanërisht te njerëzit dhe kafshët, në embrion ose në fetus. Teratol…
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teratologjinë; i teratologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Tumor embrional i përbërë nga inde të ndryshme që normalisht nuk gjenden së bashku në një pjesë të trupit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERATOPÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Përbindësh i formuar nga dy individë të ngjitur si “vëllezërit siamezë”.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë