Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TERAPEUTÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me kurimin e sëmundjeve; që është i aftë a që mund të të kurojë (a shërojë); mjekësor, shërues. Substanca terapeutike. Përdorim terapeutik i kanabisit. Qëllime terapeutike. Kimi terapeutike. Pushime terapeutike. Gabim terapeutik. Efekt terapeutik. Metodë terapeutike.
✱Sin.: mjekësor, shërues, kurues, përtëritës.
TERAPEUTÍK/Ë,~A f., mjek. Disiplinë e mjekësisë që studion trajtimin, kurimin e sëmundjeve; trajtim mjekësor. Një terapeutikë e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERAPÉUT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Terapist.
Shfaq përkufizimin e plotë →TERAPÉUT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Terapiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë