Fjalori
TERAN

TERÁN,~E mb. 1.është i dobët shumë, thatuq, thatanik. Djalë teran. Plakë terane.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.


Rezultate të ngjashme

TERA- fjalëform. Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra të Sistemit ndërkombëtar të njësive, e barabartë me dhjetë në fuqi të dymbëdhjetë (1012), p.sh.: Terabit (Tb ose Tbit), tera…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERABÁJT,~I m., kompj. Njësi për matjen e kujtesës a të informacionit të kompjuterit, e barabartë me një trilion bajt (simboli TB).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERABÍT,~I m., kompj. Njësi matëse në fushën e informatikës dhe telekomunikacionit, që përdoret kryesisht për të shprehur shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në rrjete kompjut…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Terane, femër shumë e dobët.2. si mb. Që është shumë e dobët nga shëndeti, terane. Plakë terajkë. Dhi terajke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERÁK,~E mb. I thatë, pa lagështi, pa ujë (për vendet e për tokat). Vend terak. Tokë terake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dem, mëzat.2. fig. Djalë, burrë i fuqishëm. Trarin le ta mbajë nga para ai teraku.3. iron. Mashkull i papërmbajtur, qejfli femrash, hamshor. Djemtë e të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Rashqel, krehër, grabujë. Mbledh kashtën me terak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAMICÍN/Ë,~A f., farm. Pudër e verdhë që prodhohet nga një lloj kërpudhe, e tretshme në ujë, me veti antibiotike, që përdoret kundër streptokokut, stafilokokut dhe pneumonisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPÉUT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Terapist.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPÉUT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Terapiste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPEUTÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me kurimin e sëmundjeve; që është i aftë a që mund të të kurojë (a shërojë); mjekësor, shërues. Substanca terapeutike. Përdorim terapeutik i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPEUTÍK/Ë,~A f., mjek. Disiplinë e mjekësisë që studion trajtimin, kurimin e sëmundjeve; trajtim mjekësor. Një terapeutikë e re.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Trajtim apo ndërhyrje që ka për qëllim shërimin ose lehtësimin e një sëmundjeje; trajtim mjekësor për të shëruar, kuruar a lehtësuar sëmundjen e nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mjek. Profesionist i mjekësisë; shërues, mjekues, kurues.2. psikol. Psikolog, psikanalist që drejton një psikoterapi; psikoterapeut.3. Profesionist (m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAPÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Profesioniste e mjekësisë; shëruese, mjekuese, kuruese.2. psikol. Psikologe, psikanaliste që drejton një psikoterapi; psikoterapeute.3. Profe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOGJÉN,~E mb., mjek., biol. Që shkakton anomali ose keqformime te fetusi gjatë zhvillimit embrional. Në disa barna mund të ketë substanca teratogjene. Faktor biologjik (mjediso…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOGJENÉZ/Ë,~A f., mjek., biol. Procesi ose dukuria e zhvillimit të anomalive ose keqformimeve te fetusi gjatë shtatzënisë, për shkak të faktorëve të jashtëm teratogjenëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOGJENÍ,~A f., mjek., biol. Teratogjenezë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOÍD,~E mb., mjek., biol. Që ka formë ose strukturë të çrregullt, anormale ose të deformuar; që ka deformime të dukshme ose anomali zhvillimore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek., biol. Specialist në teratologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek., biol. Specialiste në teratologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOLOGJÍ,~A f., mjek. Disiplinë e anatomisë që studion anomalitë ose keqformimet të lindura tek organizmat, veçanërisht te njerëzit dhe kafshët, në embrion ose në fetus. Teratol…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teratologjinë; i teratologjisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Tumor embrional i përbërë nga inde të ndryshme që normalisht nuk gjenden së bashku në një pjesë të trupit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERATOPÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Përbindësh i formuar nga dy individë të ngjitur si “vëllezërit siamezë”.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAVÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matëse në fizikë e barabartë me 1 000 gigavatë ose me 1000 miliardë vatë (1012 vatë), (simboli TW).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAVAT-ÓR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matëse e energjisë e barabartë me 1012 vatë-orë (simboli TWh).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TERAVÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. Falje që bëhet çdo mbrëmje nga besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Fali namazin e teravisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.