Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEPTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërthim, vërshim, dalje, vrujim. Teptisje ujërash. Teptisje gjaku. Teptisje ndjenjash. Teptisje inati.
2. Shfaqje befas, ardhje e papritur. Teptisje njerëzish. Teptisje lotësh.
3. Çoroditje, çakërdisje, mospërmbajtje, përçudnim, përdhosje, prishje (morale), shthurje, zvetënim. Teptisja e djalit. Teptisja e çupës (e vajzës).
4. Zmbrapsje arme. Teptisja e pushkës.
5. Ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim (plage, gjëndrash, gjiri). Teptisje plage. Teptisje gjiri.
✱Sin.: shpërthim, vërshim, dalje, vrujim, shfaqje, ardhje, çoroditje, çakërdisje, përçudnim, përdhosje, prishje, shthurje, zvetënim, zbythje, zmbrapsje, ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim.
TEPTÍS vep., ~A, ~UR bised., jokal. 1. vet. v. III. Del jashtë me forcë, menjëherë dhe papritur, rrjedh a derdhet me vrull, vërshon, shpërthen, vrujon, gulfon. Teptisën ujërat. Teptisi uji fushave. I teptisi gjaku. Teptisi nafta.
2. zakon. vet. v. III Vjen dikush papritur; del a shfaqet befas, ia beh. Teptisën njerëzit. Sa ikën njëri, teptis tjetri. Na teptisi tymi brenda në shtëpi. I teptisën lotët.
3. fig., vet. v. III Shfaqet diçka me forcë të madhe, del jashtë me fuqi; shprehet me forcë të veçantë, shpërthen. I teptisi inati doli jashtë kontrollit; i hipën kacabunjtë.
4. fig., bised. Nuk jam në rregull, dal jashtë rrugës së drejtë, shthurem, çakërdisem, çoroditem; nuk e përmbaj dot veten, kërcej përpjetë (nga inati, nga zemërimi). Teptisi djali. Ç’teptis ashtu?
5. vet. v. III Zbythet, zmbrapset shpejt, tërhiqet me forcë prapa (për armën). Teptisi pushka (automatiku).
✱Sin.: rrjedh, derdhet, vërshon, shpërthen, buron, vrujon, gulfon, gufon, grafullon, ënjtet, buhavitet, futet, shfaqet, shthurem, çakërdisem, çoroditem, zvetënohem, zbythet, zmbrapset.
TEPTÍS vep., ~A, ~UR bised., jokal. 1. vet. v. III. Del jashtë me forcë, menjëherë dhe papritur, rrjedh a derdhet me vrull, vërshon, shpërthen, vrujon, gulfon. Teptisën ujërat. Tep…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEPTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Nuk jam në rregull, dal jashtë udhës së drejtë, shthurem. U teptis keq ai djalë (ajo vajzë).2. pës. e TEPTÍS.✱Sin.: shthurem, çakërdi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPTÍSUR (i, e) mb. Që ka teptisur, që nuk është në rregull, që ka dalë jashtë udhës së drejtë, i shthurur. Djalë i teptisur. Vajzë e teptisur.✱Sin.: i shthurur, i çakërdisur, i ço…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPTÍSUR,~IT (të) as. Teptisje. Të teptisurit e ujërave shpërthimi, vërshimi i tyre. Të teptisurit e gjakut nga hunda dalja a shpërthimi i gjakut prej hundëve. Të teptisurit e njer…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë