Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEPÓSHTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Teposhtë e shkurtër, tatëpjetë e vogël, e tatëpjetë e lehtë; rrugë, udhë me të tatëpjetë të lehtë. Teposhtëz e shtruar me kalldrëm. Teposhtëz me shkallë. A mundët t’i ngjiteshit kësaj teposhtëze? A u ngjitët dot në këtë teposhtëz? (fj. u. iron., shak.) ironizon ata që janë kaluar; kështu përshëndet ai që zbret ata që ngjiten, sepse për të, e përpjeta e tyre është teposhtëza e tij. Më mirë teposhtëz a përpjetëz? – Më mirë rrafsh! (fj. u.).
✱Sin.: tatëpjetë, e tatëpjetë, teposhtë.
TEPOSHTËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shkoj poshtë, marr, mbaj teposhtë, zbres diku. Kafshët teposhtëzoheshin pyllit për të pirë ujë në përrua.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPOSHTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT E tatëpjetë, teposhtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPÓSHTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Udhë e tatëpjetë, teposhtë, teposhtinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPÓSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i pjerrët; udhë e tatëpjetë; e tatëpjetë; tingtingë (bised.); kund. përpjetë. Teposhtë e keqe. Teposhta e fshatit (e rrugës). Zbriti teposhtën. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPÓSHTË ndajf. 1. Tatëpjetë. Shkoi (zbriti, mori) teposhtë. Varej (lëshohej) teposhtë. Ia dha vrapit teposhtë.2. Poshtë. Me grykë (me kokë) teposhtë. E ka vënë teposhtë. Eja tepos…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPÓSHTË parafj. Tatëpjetë. Ranë teposhtë grykës. Zbritën teposhtë shpatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPOSHTËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Teposhtë, e tatëpjetë e vështirë, e teposhtë e keqe. Rrëshqiti në atë teposhtësirë.✱Sin.: tatëpjetë, e tatëpjetë, teposhtë, teposhtinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë