Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉPËRT (i, e) mb. 1. Që e kalon shkallën, masën a madhësinë e zakonshme, që është më shumë se ç’duhet; i tepër. Të nxehtët (të ftohtët) e tepërt. Ngarkesë (lodhje) e tepërt. Ngrënie e tepërt. Harxhim i tepërt. Lagështia e tepërt. Dëmtuar nga përdorimi i tepërt.
2. Që është a që mbetet tepër; që nuk duhet, që nuk hyn në punë; i panevojshëm, i padobishëm, i tepër. Lëvizje të tepërta. Fjalë të tepërta. Forcat e tepërta punëtore. Lastarët e tepërt. Degët e tepërta. Ujëra të tepërta. Hallkat e tepërta. E shoh (e quaj) të tepërt. Është i tepërt këtu.
TÉPËRT,~IT (të) as. Tepri, tepërsi. Kujdesej me të tepërt. Kishte para (shpenzonte) me të tepërt. Të tepërtit shpeshherë është i dëmshëm.
✱Sin.: shumicë, tepri, tepërsi.
♦ Ia ktheu me të tepërt (dikujt) i bëri dikujt një të mirë a një të keqe më të madhe sesa ia kishte bërë ai, ia shpërbleu disa herë më shumë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë