Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉPËR ndajf. 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasi më të madhe nga ç’duhet, më shumë se zakonisht; më shumë nga ç’duhet; mbi masën, mbi shkallën a mbi sasinë e zakonshme, tejet, jashtë mase. Hëngri (piu) tepër. Foli (punoi) tepër. I mbeti një tepër i teproi një. Tepër i shqetësuar (i indinjuar). Tepër i lodhur i tejlodhur, i sfilitur, i drobitur. Mos fol shumë se bëhet tepër. (fj. u.).
2. Në një shkallë, në një masë a në një sasi të madhe, shumë. Ca më tepër. Mu merr vesh më tepër. Pse ngutesh kaq tepër? Kam mbaruar më tepër se gjysmën. Është më tepër se treqind metra. Gjithnjë e më tepër. Përditë e më tepër. Më tepër se asnjëherë tjetër. Më tepër pret fjala se palla. (fj. u.).
3. si kallëz. Është më se e mjaftueshme, shumë; mjaft edhe kaq, mjafton. Tepër edhe kaq. Tepër edhe kjo që bëre. Tepër që është gjallë.
4. Tregon një shkallë më të lartë e me më forcë në krahasim ose në kundërvënie me diçka tjetër. E ka më tepër për ty se për atë. Ishte më tepër kullë se shtëpi. Duhet parë më tepër si qortim sesa si këshillë.
✱Sin.: shumë, tejet.
♦ Di *një më tepër (dikush).
TÉPËR pj. Përdoret para një mbiemri a një ndajfoljeje për të formuar shkallën sipërore dhe tregon një shkallë të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj., ose të veprimit a të gjendjes. Tepër i madh. Tepër i guximshëm. Tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Tepër i llastuar. Tepër kërkues (këmbëngulës). Tepër shpejt (vonë, herët). Tepër lart. Janë tepër afër.
TÉPËR-TÉPËR ndajf. 1. Pa masë, në një sasi ose në një shkallë shumë të madhe, shumë-shumë. E dua tepër-tepër. E çmoj tepër-tepër.2. Në masën a në shkallën më të madhe që mund të ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRM (i), ~E (e) mb. I tepërt. Gjumë i tepërm. Kohë e tepërme. Dëfrime të tepërme. Është i tepërm.✱Sin.: i tepër, i tepërt, i panevojshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRMI (së) ndajf. 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasi më të madhe nga sa duhet a ndryshe nga e zakonshmja; mbi masën, mbi shkallën a mbi sasinë e caktuar, më shumë se za…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEPËRSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Tepri; kund. mangësi. Tepërsi fjalësh. Për shkak të tepërsisë dhe brutalitetit të vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRT (i, e) mb. 1. Që e kalon shkallën, masën a madhësinë e zakonshme, që është më shumë se ç’duhet; i tepër. Të nxehtët (të ftohtët) e tepërt. Ngarkesë (lodhje) e tepërt. Ngrëni…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRT,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Njeri i tepërt (në një punë); gjë a diçka e tepërt në një çast të caktuar, i panevojshëm. Të tepërtit do t’i gjendet një vend tjetër. Këta janë të …
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e tepërt (në një punë); gjë a diçka e tepërt në një çast të caktuar; e panevojshme. Këto janë të tepërtat. Të tepërtave gjeju vendin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉPËRT,~IT (të) as. Tepri, tepërsi. Kujdesej me të tepërt. Kishte para (shpenzonte) me të tepërt. Të tepërtit shpeshherë është i dëmshëm.✱Sin.: shumicë, tepri, tepërsi.♦ Ia ktheu m…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉP/Ë,~A f., bot. (lat. Triticum monococcum) Lloj drithi me kallinj si të elbit, që përdoret si ushqim për kafshët, sidomos për pulat; bërcel, okër. Mbjellin (korrin) tepë. U hedhi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉP/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT bot., krahin. Lloj dardhe me formë të zgjatur dhe shumë e shijshme që piqet në vjeshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë