Fjalori
TEPË

TÉP/Ë,~A f., bot. (lat. Triticum monococcum) Lloj drithi me kallinj si të elbit, që përdoret si ushqim për kafshët, sidomos për pulat; bërcel, okër. Mbjellin (korrin) tepë. U hedhin tepë pulave.
Sin.: bërcel, okër.

TEPE

TÉP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Kodrinë, breg, bregore, sukë; majë kodre. Tepja e kodrës. Dolitepe. U ngjittepe. Zbriti nga tepja. I binte tepetepe.
2. Majë e kokës, but i kresë, çaçkë, çafkë, tepelek. Tepja e kokës. E godititepe. Si i goditurtepe si i trullosur. I kishte rënë flokutepe.
Sin.: breg, bregore, sukë, kodrinë, çaçkë, tepelek.
Ra në tepe (dikush) u sëmur rëndë, po dergjet prej kohësh, nuk lëviz nga shtrati; zuri shtratin (krevatin, jatakun). luajti (më iku) tepja e kokës luajti (më iku) *kapaku i kokës.


Rezultate të ngjashme

TÉP/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT bot., krahin. Lloj dardhe me formë të zgjatur dhe shumë e shijshme që piqet në vjeshtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËR (i, e) mb. I tepërt. Janë të tepër (të tepra). Gjë e tepër. Gjëra të tepra.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËR ndajf. 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasi më të madhe nga ç’duhet, më shumë se zakonisht; më shumë nga ç’duhet; mbi masën, mbi shkallën a mbi sasinë e zakonshme, te…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËR pj. Përdoret para një mbiemri a një ndajfoljeje për të formuar shkallën sipërore dhe tregon një shkallë të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj., ose të veprimi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËR-TÉPËR ndajf. 1. Pa masë, në një sasi ose në një shkallë shumë të madhe, shumë-shumë. E dua tepër-tepër. E çmoj tepër-tepër.2. Në masën a në shkallën më të madhe që mund të ar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRM (i), ~E (e) mb. I tepërt. Gjumë i tepërm. Kohë e tepërme. Dëfrime të tepërme. Është i tepërm.Sin.: i tepër, i tepërt, i panevojshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRMI (së) ndajf. 1. Në një shkallë, në një masë a në një sasi më të madhe nga sa duhet a ndryshe nga e zakonshmja; mbi masën, mbi shkallën a mbi sasinë e caktuar, më shumë se za…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEPËRSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Tepri; kund. mangësi. Tepërsi fjalësh. Për shkak të tepërsisë dhe brutalitetit të vet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRT (i, e) mb. 1. Që e kalon shkallën, masën a madhësinë e zakonshme, që është më shumë se ç’duhet; i tepër. Të nxehtët (të ftohtët) e tepërt. Ngarkesë (lodhje) e tepërt. Ngrëni…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRT,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Njeri i tepërt (në një punë); gjë a diçka e tepërt në një çast të caktuar, i panevojshëm. Të tepërtit do t’i gjendet një vend tjetër. Këta janë të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRT,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e tepërt (në një punë); gjë a diçka e tepërt në një çast të caktuar; e panevojshme. Këto janë të tepërtat. Të tepërtave gjeju vendin.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉPËRT,~IT (të) as. Tepri, tepërsi. Kujdesej me të tepërt. Kishte para (shpenzonte) me të tepërt. Të tepërtit shpeshherë është i dëmshëm.Sin.: shumicë, tepri, tepërsi. Ia ktheu m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.