Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Formulim, krijim i një teorie, i një përkufizimi, i një doktrine, i një parimi apo i një ligji. Teorizime në matematikë, në fizikë.
2. edhe fig. Varg arsyetimesh, gjykimesh e mendimesh që e bëjnë diçka të vështirë a shumë abstrakte, tepri teorish; ujëra; spekulim; pallavra. I hoqi teorizimet. Teorizime pa bukë. Përpjekje (prirje) për teorizim. Lëri teorizimet!
✱Sin.: formulim, spekulim, abstragim, pallavra.
►TEORIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shqyrtohet a analizohet diçka në rrafshin teorik. U teorizua diskutimi (opinioni).2. pës. e TEORIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përgjithësoj përvojën e fituar nga praktika dhe dijet e përvetësuara prej saj, nxjerr përfundime teorike; formuloj, paraqis një teori; merrem me …
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIZUAR (i, e) mb. Që është teorizuar, që është i mbushur me shumë teori. Material (punim) nga kreu në fund i teorizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Teoricien.2. keq. Ai që flet me fjalë të mëdha për diçka, ai që bën teori kot më kot, ai që jep mendime abstrakte e të përgjithshme, të cilat nuk ndih…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Teoriciene.2. keq. Ajo që flet me fjalë të mëdha për diçka, që jep mendime abstrakte e të përgjithshme, të cilat nuk ndihmojnë në kryerjen e punës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë