Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEORIKÍSHT ndajf. 1. Sipas teorisë së një shkence a të një mjeshtërie etj., në bazë të kësaj teorie, në përputhje me të; në mënyrë teorike, nga ana teorike, në teori. I fortë (i brumosur) teorikisht. E trajtoi (e shpjegoi, e përpunoi, e analizoi, e shtroi) teorikisht.
2. Në një plan shumë të përgjithshëm teorik, duke u mbështetur vetëm në teori e duke lënë mënjanë praktikën; duke e parë (trajtuar, vëzhguar, analizuar) çështjen në mënyrë abstrakte, në parim, në letër; kund. praktikisht. Diskuton (flet) vetëm teorikisht. E shtroi çështjen teorikisht. Teorikisht ka të drejtë, por në praktikë...
3. Që i përket lëmit të spekulimit, që nuk ka lidhje me realitetin; në mënyrë të parealizueshme hipotetik. Parime teorikisht të pranueshme.
4. Sipas llogaritjeve, normalisht. Teorikisht, avioni duhej të ulej në pistë në orën 10.
TEORÍK,~E mb. 1. Që lidhet me përgjithësimin mendor të përvojës, me dijet e fituara nga praktika e nga jeta, që ka të bëjë me këtë përgjithësim; që i përket këtij përgjithësimi; i …
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-ARTISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me artin njëkohësisht. Analizë teoriko-artistike e veprës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-EKSPERIMENTÁL,~E mb. Që ka të bëjë njëkohësisht me teorinë dhe me eksperimentin në një lëmë shkencor. Kërkime teoriko-eksperimentale në fushën e psikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-JURIDÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me drejtësinë njëkohësisht. Zhvillimi historik i mendimit teoriko-juridik shqiptar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-KRITÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me kritikën njëkohësisht. Studim teoriko-kritik i veprës. Formim teoriko-kritik.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-METODOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me metodologjinë e ndjekur njëkohësisht. Analizë teoriko-metodologjike e tezës së doktoratës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-PRAKTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me praktikën njëkohësisht. Kurs teoriko-praktik. Metodë teoriko-praktike për mësimin e gjuhës shqipe metodë në të cilën gërsheto…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORIKO-PROFESIONÁL,~E mb. Që ka të bëjë me teorinë dhe me profesionin njëkohësisht. Ngritje teoriko-profesionale.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEORÍKO-SHKENCÓR,~E mb. Që lidhet me teorinë dhe me shkencën njëkohësisht, që merret me punë teorike e shkencore, i teorisë dhe i shkencës. Ngritje teoriko-shkencore. Punë e madhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë