Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. filoz., fet. Shkencë që ka për objekt studimin e dukurive hyjnore, të dogmave dhe të parimeve fetare; tërësi e mësimeve për Zotin, për hyjnitë dhe për historinë e fesë. Teologjia e krishterë. Teologjia islame. Teologjia pagane. Teologjia judaike. Teologjia budiste. Teologjia mistike bektashiane. Teologji dogmatike (skolastike, morale, asketike).
2. fet. Degë që merret me studimin e fesë, të dukurive hyjnore, të dogmave dhe të parimeve fetare. Student i teologjisë. Studionte teologji. Studion për teologji. Doktor në teologji. Profesor i teologjisë. Fakultet i teologjisë.
TEOLOGJÍK,~E mb., fet. Që lidhet me teologjinë ose me teologët; që i përket teologjisë ose teologëve, i teologjisë ose i teologëve; fetar, klerikal. Formim teologjik. Seminare (shk…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Ithtar i teologjizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. Ithtare e teologjizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJIZÍM,~I m., filoz. Dhënie tiparesh teologjike, dhënie karakter teologjik. Teologjizim i politikës. Teologjizimi i çështjes (i debatit).
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fet., filoz., kal. Trajtoj një çështje teologjikisht; arsyetoj në mënyrë teologjike; i jap karakter teologjik. Teologjizoj një çështje, një temë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJIZÚAR (i, e) mb., filoz. Që është teologjizuar, që ka marrë karakter teologjik. Çështje e teologjizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGJÍZ/ËM,~MI m., filoz. Shpërdorim që bëhet me parimet teologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Ai që ka mbaruar shkollë për teologji ose që merret me teologji, specialist në teologji. Teolog orator. Teolog i përgatitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLOGÁL,~E mb., fet. 1. Që ka të bëjë me teologjinë, që flitet për teologjinë (përdorim i rrallë); teologjik, fetar, klerikal. Libër me përmbajtje teologale.2. Që ka Zotin për obj…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET fet. Ajo që ka mbaruar shkollë për teologji ose që merret me teologji, specialiste e teologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë