Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEOKRATÍZËM,~I m., pol. 1. Vullnet politik për t’ia nënshtruar fisnikërinë klerit dhe mbretërit papës. Teknokratizëm perandorak.
2. Çoroditje, shthurje, zvetënim i teokracisë.
TEOKRACÍ,~A f. sh. ~, ~TË pol. Formë qeverisjeje, në të cilën pushteti fetar dhe ai politik janë të përqendruar në duart e klerit. Teokracitë në disa vende të Azisë dhe në Afrikë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT pol. 1. Ai që ushtron pushtet teokratik; anëtar (pjesëtar) i teokracisë. Profeti Moisi ishte një teokrat i madh. Qeveri teokratësh.2. Ai që është ithtar i…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATÍK,~E mb., pol. Që lidhet me teokracinë; që i përket teokracisë; i teokracisë. Shtet (regjim) teokratik. Qeverisje teokratike. Sundim teokratik. Ka tipare teokratike.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATIKÍSHT ndajf., pol. Në mënyrë teokratike, sipas botëkuptimit të teokratëve. Drejton (qeveris) teokratikisht një shtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATÍST,~E mb., pol. Që ka të bëjë me teokratizmin, që lidhet me teokratizmin. Gabim teokratist. Pikëpamje teokratiste. Lëvizje teokratiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATIZÍM,~I m., pol. Shndërrim i një regjimi politik në regjim teokratik, ardhje e klerit në krye të një regjimi politik; kalim i një regjimi (shteti, qeverie) nën autoritetin e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEOKRATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pol., vet. v. III 1. vetv. Vihet nën autoritetin e klerit. Demokracia nuk duhet lejuar që të teokratizohet.2. pës. e TEOKRATIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR pol., kal. Vë një regjim politik nën autoritetin e klerit. Teokratizuan qeverinë. U përpoqën të teokratizonin të gjitha institucionet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATIZÚAR (i, e) mb., pol. Që teokratizohet, që është teokratizuar, që kalon në duart e klerit. Institucione të teokratizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEOKRATIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., pol. Që mund të teokratizohet; kund. i pateokratizueshëm. Institucione të teokratizueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë