Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TENJÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Brehet, hahet, gërryhet, kërdiset nga tenja (mola). Rrobat dhe drithërat tenjosen shpesh. Iu tenjos mielli (hambari).
2. vetv. Brehem prej diçkaje nga brenda; më hyn sëmundja e më bren; sëmurem; molepsem, tenjavem. Iu tenjosën dhëmbët.
3. fig., vetv., vet. v. III Krimbet, kalbet; korruptohet. Çdo sistem politik tenjoset, nëse nuk merren masa.
4. pës. e TENJÓS.
✱Sin.: brehet, hahet, gërryhet, krimbet, kalbet, kërdiset, sëmurem, molepsem, tenjavem.
TENJÓS vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III 1. Ha a bren diçka tenja, e zë tenja, i hyn tenja. Mola tenjos grurin (qilimin).2. E prish, e bren nga brenda; e sëmur. I tenjosi juga grunjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TENJÓSJ/E,~A f. 1. Dëmtim i shkaktuar nga tenja; mbushje me tenja, molepsje. Tenjosja e drithit. Tenjosja e trarëve. Tenjosja e dhëmbëve.2. fig. Të tenjosur, korruptim. Tenjosje e …
Shfaq përkufizimin e plotë →TENJÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i brejtur a i ngrënë nga tenja, që i ka rënë a që i ka hyrë tenja; i tenjavur. Grurë (hambar) i tenjosur. Dyllë i tenjosur.2. Që e bren sëmundja, që…
Shfaq përkufizimin e plotë →TENJÓSUR,~IT (të) as. 1. Të tenjavur, tenjosje, molepsje, krimbje, prishje. Të tenjosurit e dhëmbëve. Të tenjosurit e grunjërave. Të tenjosurit e dyllit.2. fig. Tenjosje, korruptim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë