Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TENESHÍR,~I m. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Shtrat dërrase a dërrasë e gjerë mbi të cilën myslimanët lanin kufomën dhe e përgatisin për varrim. E lanë në teneshir. E lafshin në teneshir (nëmë)! Vdektë! Ishte bërë teneshir (dikush) 1. Ishte dobësuar shumë. 2. Ishte zbehur, ishte bërë meit.
2. Vig për të çuar të vdekurin në varreza.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë