Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TENDENCIOZÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë tendencioze, me tendenciozitet, qëllimisht, enkas, me kast. Ia tha tendenciozisht. E ngacmoi tendenciozisht. E pyeti tendenciozisht.
2. Në mënyrë të njëanshme; qëllimisht keq. Fakte të interpretuara tendenciozisht.
✱Sin.: qëllimisht, enkas.
TENDENCIÁL,~E mb., libr. Që shënon prirje, kah a drejtim në një evolucion a zhvillim. Rritja tendenciale e pagave (e prodhimit). Ulja tendenciale e përqindjes së fitimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDENCIÓZ,~E mb. 1. libr. Që nuk është as asnjanës, as objektiv; që vepron a që bëhet me tendencë; që tregohet i njëanshëm, që ka prirjen të veprojë a të sillet në një mënyrë të c…
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDENCIOZITÉT,~I m. 1. libr. Të qenët tendencioz në sjellje, në mendime, në pikëpamje etj.; njëanshmëri e dikujt a e diçkaje; karakter tendencioz a fryma tendencioze e diçkaje; an…
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij. Tendenca politike (konservatore, intelektu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë