Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TENDENCIÓZ,~E mb. 1. libr. Që nuk është as asnjanës, as objektiv; që vepron a që bëhet me tendencë; që tregohet i njëanshëm, që ka prirjen të veprojë a të sillet në një mënyrë të caktuar; që ndjek me paramendim një drejtim sipas pikëpamjeve e synimeve që ka; që bën diçka me anshmëri; që bëhet me synim a me qëllim të caktuar; kund. i paanshëm, objektiv. Veprim (qëndrim) tendencioz. Sjellje tendencioze. Pyetje tendencioze. Politikë tendencioze. Lajm tendencioz. Shkrim (artikull) tendencioz. Kritikë tendencioze. Gazetë tendencioze.
2. art. Që përçohet nga ideja se ku do të të shpjerë autori i një vepre artistike, që përmban një prirje të caktuar të autorit (politikanit) sipas gjendjes klasore a ideologjisë që mishëron; i qëllimshëm. Karakteri tendencioz i veprës. Frymë tendencioze. Qëndrime tendencioze.
✱Sin.: i anshëm, i njëanshëm, i padrejtë, subjektiv.
TENDENCIOZÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë tendencioze, me tendenciozitet, qëllimisht, enkas, me kast. Ia tha tendenciozisht. E ngacmoi tendenciozisht. E pyeti tendenciozisht.2. Në mënyrë …
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDENCIOZITÉT,~I m. 1. libr. Të qenët tendencioz në sjellje, në mendime, në pikëpamje etj.; njëanshmëri e dikujt a e diçkaje; karakter tendencioz a fryma tendencioze e diçkaje; an…
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDENCIÁL,~E mb., libr. Që shënon prirje, kah a drejtim në një evolucion a zhvillim. Rritja tendenciale e pagave (e prodhimit). Ulja tendenciale e përqindjes së fitimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TENDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij. Tendenca politike (konservatore, intelektu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë