Fjalori
TEMPERATURË

TEMPERATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkallë e nxehtësisë që ka një trup ose një lëndë në një kohëcaktuar; shkallë e nxehtësisëatmosferës në një vend dhe në një kohëcaktuar; nxehtësi a ftohtësikanë trupat si vetityre. Temperaturë e përshtatshme (e papërshtatshme) për banjë. Temperatura më e lartë (më e ulët, mesatare). Temperatura ditore (mujore, vjetore). Temperatura mesatare vjetore. Temperatura e ajrit (e tokës, e ujit, e trupit). Temperatura e ngrirjes (e avullimit, e flakërimit, e kalitjes, e ndezjes, e ngopjes, e ngurtësimit, e petëzimit, e pjekjes, e shkrirjes, e valimit, e vetëndezjes). Temperaturë kondensimi (ngurtësimi). Temperaturë shkrirjeje (ngrirjeje). Temperaturë e domosdoshme. Temperaturë mjedisi. Temperaturë pune. U ul (ra, u ngrit) temperatura. U qëndron temperaturavelarta (të ulëta). Ruajtemperaturëpandryshueshme. Temperatura e furrës. Temperatura shënon 25 gradë Celsius. Temperatura absolute (fiz.) shkallë nxehtësie, që merr si fillim a si zero temperaturën -273, 15 °C. Temperaturë kritike temperaturëlidhet me një procesrëndësishëm fizik a kimik.
2. mjek. Shkallë e ngrohtësisë së trupitnjeriut, sipascilës vlerësohet edhe gjendja shëndetësore e tij; të nxehtë që ka njeriu a kafsha kur sëmuret; zjarrmi, ethe; ndezulli. Temperaturë normale. I ka hipur (i ka rënë) temperatura. I është ngritur (i është ulur) temperatura. Ka temperaturë ka ethe. Është me temperaturë është me ethe. Temperaturë e lartë e trupit. I mati temperaturën me termometër. Ulje e temperaturëstrupit poshtë normales hipotermi. Ngritje e temperaturëstrupit mbi normalen hipertermi.
Sin.: nxehtësi, zjarrmi, ethe, ndezulli.


Rezultate të ngjashme

TÉMPERA f. pandr. 1. Teknikë e vjetër pikturimi në mure e mbi dru (deri në fillim të shek. XVI), që përdorte si mjet lidhës kryesisht të bardhën ose të verdhën e vezës, ngandonjëhe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEMPERAMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. psikol. Tërësia e vetive psikike të njeriut, që shprehin shkallën e ngacmueshmërisë e të gjallërisë dhe që shfaqen në reagimin e tij ndaj të tjerëv…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TEMPER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR mek., vet. v. III 1. vetv. Kalitet.2. pës. e TEMPERÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEMPER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mek., kal. Kalit. Farkëtarët temperojnë hekurin për ta bërë më të fortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEMPERÚAR (i, e) mb., mek. I kalitur (për metalet). Hekur i temperuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEMPERÚES,~E mb. 1. mek. Që kalit; që e rregullon dhe e bën të qëndrueshëm nga ana teknike. Efekt temperues. Rrymë temperuese.2. usht. Që rregullohet automatikisht sipas kohës, që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEMPERÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Lëndë që ndryshon vetitë e një materiali ose ngadalëson një reaksion. Temperuesi i çelikut lëndë që përdoret për të forcuar ose zbutur metalin.2. usht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.