Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Subjekt, ide ose dukuri e rëndësishme, që pasqyrohet në një vepër artistike. Temë e sotme (e ditës, aktuale). Temë e gjerë (e parrahur, qendrore). Temë shoqërore. Temë vjetore. Tema e romanit (e novelës, e tregimit). Tema të së shkuarës dhe të së ardhmes.
2. Objekt kërkimi e studimi në një vepër shkencore. Temë diplome (masteri, doktorate). Caktimi (punimi) i temës. E përfundoi temën. E mbrojti temën para komisionit.
3. muz. Motivi themelor i një vepre muzikore ose i një pjese të saj, mbi bazën e të cilit zhvillohet e gjithë vepra ose pjesa. Tema muzikore. Tema e parë e kohës së parë.
4. Çështje, rreth së cilës jep mendim a flet dikush; ajo që përshkon e përcakton përmbajtjen e një bisede, të një diskutimi, të një mbledhjeje etj. Tema e mbledhjes (e bisedimit). Tema e mësimit. Hyri në temë 1. folësi: nisi të flasë për vetë thelbin e çështjes; 2. dëgjuesi: filloi të kuptojë për çfarë a për kë flitej. Kapërceu nga një temë në një temë tjetër. Doli nga tema nisi të fliste për diçka që s’kishte lidhje me çështjen që trajtohej.
5. gjuh. Pjesë e fjalës që mbetet po t’i hiqen mbaresat, pjesa e fjalës pa mbaresat. Temë e parme (e prejardhur). Temë emërore (mbiemërore, përemërore, foljore, ndajfoljore). Temë fjalëformuese pjesa e një fjale që shërben si bazë a si burim për formimin e fjalëve të reja p.sh. punë- te punë-tor, flamur- te flamur-tar, burrë- te burrëror etj.
6. astrol. Temë astrale paraqitje simbolike e gjendjes së qiellit në çastin e lindjes së dikujt, që mundëson përcaktimin e horoskopit.
✱Sin.: ide, subjekt, objekt, lëndë, motiv, objekt, pyetje, çështje.
TEMENÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Përshëndetje allaturka në shenjë nderimi të thellë, që bëhet duke vënë dorën në zemër e pastaj në ballë dhe që shoqërohet zakonisht me përkulje t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, koprrac. Mos prit prej tyre se janë njerëz temerrucë. Grua temerruce.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.✱Sin.: koprrac, dorësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚCAZ ndajf. Duke u treguar shumë koprrac. Jetonte temerrucaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚK,~E mb. Që është i trashë nga mendja, leshko, budalla. Djalë temerruk. Vajzë temerruke.✱Sin.: i trashë, leshko, budalla.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Krah pune. Bëheshin gjithë ata temerrunë në shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mblidhem kruspull nga pleqëria, nga ndonjë sëmundje, nga frika etj.; kruspullosem, kruspullohem. Ishte temerrutur keq nga sëmundja.2. Rrjed…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERRÚTUR (i, e) mb. 1. Që është temerrutur; që është mbledhur kruspull nga pleqëria, nga një sëmundje, nga frika etj.2. I rrjedhur (nga trutë), i matufosur.✱Sin.: i rrëgjuar, i m…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMERÚD,~E mb. 1. Që është i sertë, serioz i madh, që nuk i qesh fytyra, mrrolan, i vrenjtur, shumë hijerëndë. Burrë temrud. Grua temerude.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiem…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë