Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEMATÍK/Ë,~A f. Tërësia e temave dhe e çështjeve, të cilat shtrohen, pasqyrohen, studiohen, shqyrtohen ose zgjidhen në një plan a program pune, në një vepër, në një mbledhje, në një bisedë, në një shkrim etj.; sistem i organizuar temash. Tematika e një autori (e një gjinie, e një epoke). Tematikë e larmishme (e shëndoshë). Tematika e studimeve (e mësimeve, e romanit). Hartimi i tematikës. Përcaktuan tematikën. E aktualizuan tematikën.
TEMATÍK,~E mb. Që lidhet a që ka të bëjë me një a me disa tema, që ndërtohet rreth një teme të caktuar; i temës a i temave që trajtohen. Renditje tematike. Bibliografi tematike. En…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKÍSHT ndajf. Në mënyrë tematike, në tema, sipas temave. Lënda është ndarë tematikisht në 7 kapituj.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-ARTISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me një tematikë të veçantë dhe me artin; tematiko-letrar. Veprimtari tematiko-artistike. Aktivitete tematiko-artistike me rastin e Vitit të R…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-DËFRÍMI mb., palak. Që ka të bëjë me organizimin e një veprimtarie, gjatë së cilës flitet për një tematikë të caktuar dhe dëfrehet (këndohet, vallëzohet, argëtohet); temat…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-LETRÁR,~E mb. Që ka të bëjë me një tematikë të veçantë dhe me letërsinë; tematiko-artistik. Veprimtari tematiko-letrare e shkollës. Takim tematiko-letrar me një shkrimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-TURISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me tematikën që lidhet me turizmin. Ekskursion tematiko-turistik: "Të njohim bukuritë e vendit tonë ".
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-VALLËZÍMI mb. Që ka të bëjë me organizimin e një veprimtarie, gjatë së cilës flitet për një tematikë të caktuar dhe vallëzohet (këndohet, dëfrehet); tematiko-dëfrimi. Mbrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë