Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEMATÍK,~E mb. Që lidhet a që ka të bëjë me një a me disa tema, që ndërtohet rreth një teme të caktuar; i temës a i temave që trajtohen. Renditje tematike. Bibliografi tematike. Enciklopedi tematike. Treguesi tematik i lëndës. Fjalor tematik (gjuh.) që i përket një terminologjie të caktuar. Larmi tematike. Pasdite tematike. Ekskursion tematik. Ekspozitë tematike. Plan tematik. Vizatim tematik. Analizë tematike.
TEMATIKÍSHT ndajf. Në mënyrë tematike, në tema, sipas temave. Lënda është ndarë tematikisht në 7 kapituj.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-ARTISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me një tematikë të veçantë dhe me artin; tematiko-letrar. Veprimtari tematiko-artistike. Aktivitete tematiko-artistike me rastin e Vitit të R…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-DËFRÍMI mb., palak. Që ka të bëjë me organizimin e një veprimtarie, gjatë së cilës flitet për një tematikë të caktuar dhe dëfrehet (këndohet, vallëzohet, argëtohet); temat…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-LETRÁR,~E mb. Që ka të bëjë me një tematikë të veçantë dhe me letërsinë; tematiko-artistik. Veprimtari tematiko-letrare e shkollës. Takim tematiko-letrar me një shkrimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-TURISTÍK,~E mb. Që ka të bëjë me tematikën që lidhet me turizmin. Ekskursion tematiko-turistik: "Të njohim bukuritë e vendit tonë ".
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATIKO-VALLËZÍMI mb. Që ka të bëjë me organizimin e një veprimtarie, gjatë së cilës flitet për një tematikë të caktuar dhe vallëzohet (këndohet, dëfrehet); tematiko-dëfrimi. Mbrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEMATÍK/Ë,~A f. Tërësia e temave dhe e çështjeve, të cilat shtrohen, pasqyrohen, studiohen, shqyrtohen ose zgjidhen në një plan a program pune, në një vepër, në një mbledhje, në nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë