Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TELLALLÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Lajmëroj dikë për diçka, duke i thirrur me zë të lartë; njoftoj, kasnecoj. Tellallis njerëzit në pazar.
2. Përhap një lajm gjithandej, vë tellallin; përhap fjalë poshtë e përpjetë për dikë, e marr nëpër gojë; flas shumë a bëj bujë për diçka; përpall. Po i tregove diçka, ai e tellallis. Nuk ta thashë për ta tellallisur. Atë që ju tha, mos e tellallisni. Mos i tellallis hallet që ke.
✱Sin.: njoftoj, kasnecoj, përpall, përhap.
TELLÁLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. vjet. Ai që lajmëronte me zë të lartë në pazar, në qendër a në rrugët kryesore të qytetit njoftimet e qeverisë; kasnec. Tellalli i qytetit (i bashkisë)…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELLÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që nuk di të mbajë një të fshehtë, ajo që, me të marrë vesh diçka, ua thotë të tjerëve; llafazane. Mos i trego se është tellalle.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELLÁLLESH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT keq. Tellalle, llafazane.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELLALLÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Lajmëroj dikë për diçka, duke i thirrur me zë të lartë; njoftoj, kasnecoj. Tellallis njerëzit në pazar.2. Përhap një lajm gjithandej, vë tel…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë