Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TELIKÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. Mundoj shumë dikë, e lodh, e dërrmoj, e bëj që mezi të qëndrojë në këmbë, e bëj telef, telefos, e rropat, e rraskapit; e dobësoj shumë. Na telikosi gjithë ditën. E telikosi sëmundja (uria, pagjumësia). E telikosi kalin. I telikosi qetë duke lëruar pa pushim dhe në vapë.
✱Sin.: mundoj, stërmundoj, tejlodh, dërrmoj, rraskapit, rropat, dobësoj.
TELIKÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. Mundoj shumë dikë, e lodh, e dërrmoj, e bëj që mezi të qëndrojë në këmbë, e bëj telef, telefos, e rropat, e rraskapit; e dobësoj shumë. Na teliko…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TELIKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Mundohem jashtë mase, lodhem sa mezi qëndroj në këmbë, dërrmohem, rraskapitem, bëhem telef, telefosem; dobësohem shumë. U telikos pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELIKÓSUR (i, e) mb., bised. I lodhur shumë; i dobësuar shumë. Vrapues i telikosur. Kalë i telikosur. Qe të telikosur. Dergjej i telikosur.✱Sin.: i tejlodhur, i këputur, i dërrmuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë