Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TELEGRAFÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me telegrafin a me telegrafinë; që i përket telegrafit, i telegrafit, i telegrafisë; që bëhet me anë të telegrafit, që jepet me telegraf; që dërgohet me telegram. Aparat telegrafik. Linjë telegrafike. Rrjet telegrafik. Kabllo telegrafikë. Alfabet telegrafik sistemi i shenjave me pika e vija që përdoren në telegrafi për të dhënë shkronjat. Kod telegrafik. Lajme telegrafike. Njoftim (urdhër, mesazh, lajm) telegrafik. Fjalor telegrafik libër me fjalë, shenja, kode të nevojshme dhe të përdorshme në telegrafinë detare dhe numrat gjegjës.
2. Shumë i ngjeshur e i përmbledhur, i shprehur me fare pak fjalë, që i ngjan një njoftimi të dhënë me telegram; i rrasët, i ngjeshur, i përmbledhur, i thukët. Stil telegrafik. E dha në mënyrë telegrafike. Agjenci telegrafike institucion i pajisur me mjetet e nevojshme, që merr dhe përhap lajme; zyrat e këtij institucioni.
TELEGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Ndërlidhje me rrymë elektrike ose me radio, për të dhënë njoftime të shpejta me sinjale të posaçme; aparati dhe pajisjet e tjera për këtë lloj n…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFHAN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET vjet. Zyrë ku pranoheshin e merreshin telegramet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÍ,~A f. Formë telekomunikimi në të cilën informacionet e përcjella me kode regjistrohen në vendmbërritje në formën e një dokumenti grafik; lidhje telegrafike. Kurs për tele…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Lidhje me dikë me telegraf; dërgim i një telegrami. Telegrafimi u krye dje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë telegrafike, me anë të telegrafit; me telegram; telegrafikisht. E dërgoi telegrafisht. Njoftoi (lajmëroi) telegrafisht.2. Në mënyrë të ngjeshur, të…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i telegrafit, ai që merret me telegrafi, operator që merr dhe jep telegramet. Kurs për telegrafistë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punonjëse e telegrafit, ajo që merret me telegrafi, operatore që merr dhe jep telegramet. U sqarua me telegrafisten.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përcjell me telegraf, jap një njoftim me telegraf; dërgoj një telegram. Telegrafuan nga qyteti (nga jashtë). U telegrafoi prindërve (shokëve). Tel…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRAFÚAR (i, e) mb. Që është telegrafuar. Mesazh (njoftim, informacion) i telegrafuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Njoftim ose lajm që jepet me anë të ndërlidhjes telegrafike; komunikim që përcillet me telegraf ose me radiotelegrafi; fletë që përmban këtë njoftim a la…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë