Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TELEFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Lloj i ndërlidhjes me tel a me valë që kryhet ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit; aparat i posaçëm me numra dhe me mikrofon që shërben për të bashkëbiseduar. Telefon automatik. Numri i telefonit. Receptori i telefonit. Mikrofoni i telefonit. Numëratori i telefonave regjistër me numrat e telefonave të institucioneve, të bizneseve, të familjeve etj.; lista e pajtimtarëve. Tela (shtylla) telefoni. Kufje telefoni celular. Zilja e telefonit. Ra telefoni. I ra telefonit. bised. telefonoi, mori dikë në telefon. Marr (flas) në telefon. E lajmëroi (e njoftoi) me telefon. Nuk më doli në telefon. Telefon celular (lëvizës) telefon i vogël që mbahet kudo me vete kur komunikon dhe që punon me valë. Telefon fiks telefon që punon me linjë telefonike ose me fibër optike. Telefon i kuq linjë telefonike e veçantë enkas për shkëmbime informacionesh ushtarake, politike, midis krerëve të shteteve. Telefon inteligjent pajisje celulare që, përveç funksioneve të një telefoni të zakonshëm, kryen edhe funksionet e një kompjuteri të vogël, lejon lidhjen me internetin, fotografim, realizim videosh etj.; telefon shumëfunksionësh. Telefon i brendshëm aparat për komunikim telefonik brenda një ndërtese a një institucioni. Telefon i prishur lojë fëmijësh në grup, ku secili i thotë atij që vjen më pas në rresht një fjali në vesh dhe i fundit e thotë fjalinë me zë të lartë për të parë ndryshimet që ka pësuar fjalia.
TELEFONÍK,~E mb. Që ka të bëjë me telefonin a me telefoninë; që i përket telefonit; që shërben për ndërlidhje me anë të telefonit; që jepet a kryhet me anë të telefonit. Aparat tel…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Bisedë telefonike, thirrje telefonike, telefonatë. Pati një telefonim nga jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Lloj i ndërlidhjes me tel a me valë që kryhet ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit; aparat i posaçëm me numra dhe me mikrofon që shër…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFONÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bisedë me telefon; telefonim, thirrje telefonike. Ka dy telefonata të humbura. Mora një telefonatë. Telefonatë anonime.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Marr në telefon dikë, i flas me telefon; njoftoj diçka me telefon. Telefonoj nënën (babanë). Telefonoj me ngut. Telefononte çdo ditë. I telefonoi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. Bëj telef dikë, e lodh së tepërmi, e tejlodh. Telefosi punëtorët (qetë, kalin).
Shfaq përkufizimin e plotë →►TELEFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bëhem telef, lodhem shumë, rraskapitem, drobitem, tejlodhem. Na telefosi ecja nëpër vapë.2. pës. e TELEFÓS.✱Sin.: lodhem, rraskapite…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFÓSJ/E,~A f. Lodhje e madhe, tejlodhje. Telefosja e qeve që lërojnë. Telefosja e kalit që tërheq karrocën në të përpjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFÓSUR (i, e) mb. Që është bërë telef, që është rraskapitur, që është drobitur. Vrapues i telefosur. Lëri qetë të çlodhen nja dy-tri orë të mira, se kanë lëruar gjithë ditën dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →TELEFÓTO,~JA f. sh. ~, ~T Telefotografi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë