Fjalori
TEKST

TEKST,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fjalë a fjali të një vepre, të një dokumenti etj., të shkruara ose të shtypura; përmbajtje e shkruar ose e shtypur e një vepre, e një dokumenti, e një akti etj.; thënie e dikujt e shkruar ose e shtypur; libër, letër etj. ku janë shkruar ose janë shtypur këto fjalë a fjali, kjo përmbajtje etj. Teksti i dramës (i përrallës, i tregimit, i poezisë, i romanit). Sipas tekstit. Jashtë tekstit. Ndryshoj (shkruaj, diktoj, përsërit, mësoj) tekstin. Shkruan tekstin e letrës (e mesazhit). Lexoj, përkthej një tekst. Respektoj pikë për pikë tekstin origjinal.
2. Materialeshkruara ose të shtypura për studimin e diçkaje; lëndë mësimore e shkruar ose e shtypur në një libër a në një dispense; pjesëshkëputura nga një ose nga disa vepra letrareshtypurabashku për qëllime mësimore; libër, dispensë, përmbledhje etj. që përmban këto materiale. Tekst mësimor. Tekstereja. Teksti bazë. Teksti i gjuhës (i kimisë, i fizikës, i gjeografisë, i botanikës). Përpunoj (përmirësoj, hartoj) tekstin. Bleu tekstet. I pajisën me tekste. Analizë e tekstit. Tipologji tekstesh. Tekst narrativ (informues-paraqitës, argumentues, përshkrues, teatror, poetik). Gjuhësi e tekstit (gjuh.) disiplinë gjuhësorestudion tekstin dhe analizën e ligjërimittërësi (jo fraza e fjaliveçuara).
3. Shkrimorigjinal, shkrim autentik. Tekst i himnit kombëtar. Teksti i Biblës. Teksti i Kuranit. Tekstet e kanuneve shqiptare. Tekste juridike (ligjore). Thuhet (përmendet) në tekst.
4. Vepër ose pjesë e një vepre letrare; faqe e një vepre, fragment i një vepre. Tekstet e Rilindjes. Tekst i shkruar bukur. Tekst fillestar. Tekst i daktilografuar. Tekst i shtypur (i printuar). Tekst i formatuar (i paformatuar). Tekstezgjedhura.
5. Pjesë e faqes ku janë shtypur fjalët (pa shënimet anash faqes dhe pa ilustrimet). Tekst i mbushur me shënime.
6. Fjalët e një vepre muzikore, të një kënge etj. Teksti i këngës. Teksti i operës.
Sin.: përmbajtje, thënie, libër, material, dispense, përmbledhje, shkrim, vepër, fjalë.


Rezultate të ngjashme

TEKSTÍL,~E mb. Që lidhet me punimin dhe me prodhimin e tekstileve; që i përket punimit a prodhimit të tekstileve, i tekstileve. Bimë tekstile bimë industriale (pambuku, liri, kërpi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTÍL,~I m. zakon. sh. ~E, ~ET 1. Tërësi e copave të endura me fije pambuku, leshi etj.; tërësi e pëlhurave, e bezeve, e stofrave etj. Tekstilet të leshta (të pambukta, të mëndaf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTILÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor në një fabrikë ose në një kombinat tekstili. Puna e tekstilistëve. Tekstilist i zoti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Specialist i tekstologjisë, specialist në tekstologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste e tekstologjisë, specialiste në tekstologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTÓR,~E mb. Që ka të bëjë me studimin e tekstit. Analizë tekstore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTUÁL,~E mb. Që i përmbahet me përpikëri tekstit, që riprodhon besnikërisht një tekst. Përkthim tekstual. Analizë tekstuale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTÚR/Ë,~AI f., tekst. Endje, thurje. Teksturë e imët (e trashë). Ndryshon tekstura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSTÚR/Ë,~AII f., gjeol. Mënyrë e paraqitjes së thërrmijave minerale të tokave me diametër nën 2 mm (si rërë, lym, argjilë) në gjendje të shpërndarë; përbërje mekanike, përbërje g…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKSÁ lidh. 1. Sapo, posa, porsa. E përshëndeti teksa e pa. E kuptoi teksa ia tregoi.2. Kur, gjatë kohës që. Teksa po hante, trokiti dera. Teksa të tjerët punonin, ai flinte.3. Ndë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.