Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEKNOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Teori e teknikës; studim sistematik i hapave, i metodave dhe i veglave e pajisjeve që përdoren në një a në shumë fusha të arteve a të mjeshtërive. Teknologji e përparuar (e prapambetur). Teknologji mekanike (bujqësore). Teknologjia e prodhimit (e petëzimit, e shkrirjes, e metaleve).
2. Tërësia e teknikave që lidhen me një fushë të caktuar prodhimi. Teknologjia e përpunimit të drurit (mek.) tërësi njohurish për mënyrat dhe metodat e përpunimit të lëndës së drurit nëpërmjet studimit të strukturës makro dhe mikroskopike së saj. Teknologjia e gjysmëpërcjellësve. Teknologjia ushqimore. Teknologji bibliotekare. Teknologjia e informacionit. Teknologji e sistemit të informacionit. Teknologji kompjuterike. Teknologji bashkëkohore. Futja dhe zbatimi i teknologjive të reja.
3. Disiplinë mësimore në shkollë, studim i teknikave, mjeteve, pajisjeve, makinave etj. Lënda e teknologjisë. Orën e tretë kemi teknologji.
TEKNOLOGJÍK,~E mb. 1. Që lidhet me teknologjinë, që i përket teknologjisë, i teknologjisë. Proces teknologjik. Përparime teknologjike. Zhvillime teknologjike.2. Që përshkruan proce…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKNOLOGJIKÍSHT ndajf. Në mënyrë teknologjike; nga ana teknologjike. I ndryshuar ( i modifikuar) teknologjikisht. Sistem teknologjikisht i përparuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKNOLÉKT,~I m. E folur e veçantë në një lëmë të teknikës a të shkencës, që karakterizohet nga përdorimi i termave specifikë, të cilët nuk përdoren në gjuhën e përditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKNOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist për teknologjinë në një fushë të caktuar. Teknolog i mesëm (i lartë). Teknologu i fabrikës (i ndërmarrjes). Teknologu i prodhimit.2. si mb.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKNOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste për teknologjinë në një fushë të caktuar. Teknologia e ndërmarrjes. Teknologe tekstili. Teknologe e mesme. Mjeshtëria e teknologes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë