Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEKLÍF,~I m., bised. 1. (përdoret kryesisht nëpër fjali mohore) Druajtje e ngurrim për diçka; kujdes a shqetësim i veçantë në diçka. Burrë pa teklif. Sillet (ha, pi, rri, flet) pa teklif. S’ka teklif. Eja pa teklif sa herë të duash.
2. vjet. Respekt, ftesë. I bën teklif (dikujt) e fton për të ngrënë a si mik; e respekton.
3. vjet. Propozim, ofertë; kërkesë (për fejesë). I bënë teklif një punë, por s’e pranoi. I bënë teklif për të vluar çupën (djalin).
4. vjet. Pengesë, ndarje, perde. S’kanë ndonjë teklif.
✱Sin.: druajtje, ngurrim, shqetësim, kujdes, respekt, ftesë, propozim, ofertë, kërkesë, pengesë, ndarje, perde, hatërmbetje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë