Fjalori
TEKE

TÉK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Armë gjahu pa vjaska, me çarkbrendshëm (markat e reja) ose të jashtëm (markat më të vjetra), me tytë dhe me fishekë si të çiftes. Kishin dalë për gjah, dikush me teke e dikush me çifte. E qëlloi me teke. I ra (e goditi) me teke.
2. vjet. Armë zjarri me një tytë, që mbushej nga gryka e që mbahejbrez; cube.

TEKE

TÉK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Sasia më e vogël e një pijeje alkoolike (raki, konjak, fërnet, ponç, vodkë etj.) që jepet me gota në një bufe, në një restorant etj. (rreth 5 cl (50 gr); gotë e vogëlnxë këtë masë pijeje; njëshe. Një teke raki (konjak). Porositi (rrëkëlleu, mori) një teke. Piu një teke. I mbushi një teke. Një dopio është e barabartë me dy teke. Dehet me teken e parë.
2. Kokërr. S´të jep sikur një teke arrë.
3. vulg. Marrëdhënie seksuale (nëpër shprehje). I futi një teke. I hoqi një teke. Bëri një teke kapi, zuri, palloi (një femër).
Sin.: gotë, njëshe, kokërr.


Rezultate të ngjashme

TÉKËL ndajf. Pak, pakëz kohë. Prit tekël. Eja tekël. Dale tekël. Ishte lodhur tekël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÉK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Copë e vogël, çikë, grimë, thërrime, tokël. Një tekël kripë (sheqer). Asnjë tekël aspak.2. fig. Pjesë kohe shumë e shkurtër; sekondë, minutë. Prit nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËNDÉJ ndajf. 1. (vend) Këtu afër, këtu rrotull; këndej, këtej, kësaj ane; kund. tekandej. Ikën tekëndej.2. (kohë) Këtej e tutje, sot e mbrapa; kund. tekandej. Tekëndej s'ka për …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËNDÉJ parafj. Këtej, nga ana e; kund. tekandej. Tekëndej malit (arës, pyllit).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËRLÁÇ ndajf. Kutullaç, kokorreth. Gjarpër i mbledhur tekërlaç. U bë tekërlaç.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËRLÉK,~E mb. 1. Tekanjoz, tekamadh. Burrë (plak) tekërlek. Grua (plakë) tekërleke.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Edhe këtë tekërlekun kishim mangët. Ishte tekërle…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËRLÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shkop i pleqve, bastun. I bëri gjyshit një tekërlik thane.2. Rrethi i metaltë i rrotës së biçikletës. Iu prish tekërliku i biçikletës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËRLÍT vep., ~A, ~UR kal. Rrokullej, rrokullis, tangërlit. Takërlit gurë në rripë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËTÉJ ndajf. Tekëndej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEKËTÉJ parafj. Tekëndej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.