Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÉK,~E mb. 1. Që është vetëm për një njeri a për një send; që përbëhet nga një pjesë a nga një njësi e veçantë, që përmban a që nxë vetëm një pjesë, një njësi etj.; që është një i vetëm. Krevat tek. Dhomë teke. Xhezve teke. Valle teke. Kobure teke kobure me një fishek. Këpucë teke. Raki teke raki në një masë të caktuar.
2. mat. Që nuk plotpjesëtohet me dy; kund. çift. Faqe teke. Numër tek (1, 3, 5,7, 9, 11...).
3. Që shënohet me numrin një ose me një numër tjetër jo çift; kund. çift. Radhët (dhomat) teke radhët (dhomat) me numër tek.
TEK lidh. 1. Kur, teksa, në çastin që. U rrëzua tek po ecte. Ra telefoni tek po ecte. E pashë tek po kaloja.
2. Përderisa; kur (ndiqet nga pjesëzat mohuese nuk, s’). Tek s’erdhi deri tani, nuk besoj se ka për të ardhur. Tjetrit, tek nuk të vjen, mos i shko.
3. Meqë, meqenëse, përderisa. Tek erdhi te ju, le të kthehej dy minuta edhe tek ne, se nuk bëhej nami. Tek e nisi, lëreni, le të vazhdojë. Tek e fundit (lokucion) në fund të fundit. Tek e fundit, edhe ai le të bëjë si gjithë të tjerët.
TEK ndajf. Vetëm, jo me të tjerë. Erdhi tek erdhi vetëm. Mbeti tek mbeti fillikat.
✱Sin.: vetëm, fillikat.
♦ I bëjnë sytë *çift a tek (tek a çift) (dikujt) keq. *Kur e tek. *Rrallë e tek. Shtie tek a çift e mbështet diçka te fati a te basti, nuk e di me siguri si do të ndodhë; bëj hamendje se si do të dalë.
TEKDÓ ndajf. Në çdo vend, kudo, gjithandej. Është i dëgjuar (i njohur) tekdo. Bridhte tekdo. E kërkoi tekdo, po nuk e gjeti dot. Ngado e tekdo. Lajmi u përhap tekdo.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKDÓ lidh. Kudo. Tekdo që shkonte, haste vështirësi. Tekdo që vinte, e prisnin mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Armë gjahu pa vjaska, me çark të brendshëm (markat e reja) ose të jashtëm (markat më të vjetra), me tytë dhe me fishekë si të çiftes. Kishin dalë për g…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Sasia më e vogël e një pijeje alkoolike (raki, konjak, fërnet, ponç, vodkë etj.) që jepet me gota në një bufe, në një restorant etj. (rreth 5 c…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR (me një trajtë të shkurtër të përem. vetor në r. dh.) vetv. 1. vet. v. III Më shkrepet (ma shkrep, ma jep) për diçka, më shkon mendja të kem a të bëj diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKHÁ ndajf., krahin. Këndej, në këtë anë, nga unë. Eja tekha. Ec tekha.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEKLA ndajf. Pak, paksa, tekël. U kthye tekla i lodhur. Ndihej tekla i mërzitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉKNO mb. pandr., muz. Që cilëson një lloj muzike elektronike ritmike vallëzimi, e cila ka lindur në mes të viteve 1980 e që luhet nëpër klube, diskoteka etj. Muzikë tekno. Mbrëmje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉKNO,~JA f., nj. Lloj muzike elektronike, ritmike, e përsëritshme që ka lindur në Amerikën e Veriut në mes të viteve 1980 e që luhet nëpër diskoteka, klube, mbrëmje etj. Pas vitev…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉK/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Dëshirë e papritur dhe kalimtare, që vjen pa ndonjë arsye, qejf për të bërë a për të pasur diçka medoemos, trill që i hipën dikujt befas; kërkesë …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë