Fjalori
TEJSHTRIRJE

TEJSHTRÍRJ/E,~A f. 1. Shtrirje e diçkaje tej caqeve a kufijvecaktuar ose të zakonshëm, përhapje më tej, shtrije në një rreth a në një hapësirë më të gjerë; tejshtrirësi; Tejshtrirja e një dukurie. Tejshtrirja e sinjalit të telefonisë celulare. Tejshtrirja e ndërtimeve.
2. mjek. Tërheqje, tendosje e madhe. Tejshtrirje muskulore.


Rezultate të ngjashme

►TEJSHTRÍ/HET jovep., ~ (u), ~RË vet. v. III 1. libr., vetv. Shtrihet tej caqeve a kufijve të caktuar a të zakonshëm, përhapet më tej, shtrihet në një rreth a në një hapësirë më të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHTRÍ/J vep., ~VA, ~RË libr., kal. Shtrij diçka tej caqeve të caktuara ose të zakonshme, përhap diçka më tej, shtrij në një rreth më të gjerë; përhap, zgjeroj. Tejshtrij veprimt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHTRÍRË (i, e) mb. Që është tejshtrirë. Veprimtari ekonomike e tejshtrirë në Evropë e në Azi.Sin.: i përhapur, i zgjeruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHTRIRËSÍ,~A f., libr. Të qenët i tejshtrirë; tejshtrirje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.