Fjalori
TEJSHPOJ

TEJSHP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shpoj tejpërtej diçka, i hap diçkaje një vrimë tejpërtej. Tejshpoj dërrasën (llamarinën, gurin). E tejshpoi plumbi. E tejshpoi me heshtë. Pika tejshpon gurin. (fj. u).


Rezultate të ngjashme

TEJSHPÉJTË (i, e) mb., libr. Që e kalon shpejtësinë e zakonshme të dikujt a të diçkaje, tejet i shpejtë, shumë i shpejtë. Kalë i tejshpejtë. Makinë e tejshpejtë. Veprim i tejshpejt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Shpim i diçkaje tejpërtej. Tejshpimi i gurit (i dërrasës, i llamarinës). Tejshpimi i tunelit. Tejshpim me gjilpërë (me thikë, me shpatë, me plumb).

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TEJSHP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shpohem tejpërtej. Kalorësi ra nga kali dhe u tejshpua me heshtë. Kjo dërrasë (teneqe) tejshpohet nga gozhda me një të rënë të sqeparit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHPÚAR (i, e) mb. Që është shpuar tejpërtej, që i ka të shpuara a të hapura të dyja anët. Dërrasë (llamarinë, pllakë) e tejshpuar. Tunel i tejshpuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TEJSHPÚES,~E mb. Që të shpon tejpërtej. Pajisje (vegël) tejshpuese. Heshtë tejshpuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.