Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEJSHKRÚAR (i, e) mb. Që është tejshkruar, i transkriptuar. Tekst i tejshkruar. Simfoni e tejshkruar.
TEJSHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Kthej në shkrimin e sotëm një tekst të shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit; transkriptoj. Tejshkroi «Mesharin» e Gjon Buzukut. Tejshkruaj një tekst (një dorëshkrim).
2. Riprodhoj një fjalë, një tekst me ndihmën e një alfabeti tjetër; shkruaj fjalët siç shqiptohen. Tejshkruaj një fjalë kineze me shkronja latine. Tejshkruaj një mesazh të koduar e zbërthej, e bëj të kuptueshëm.
3. gjuh. Shënoj tingujt e të folurit me të gjitha dallimet e holla të shqiptimit, duke përdorur disa shenja të veçanta. Tejshkroi disa fjalë të dialektit gegë.
4. Kopjoj besnikërisht një shkrim; riprodhoj, rikopjoj, sjell me besnikëri diçka të shkruar më parë. Tejshkruaj një raport.
5. muz. Ndryshoj a përshtat për një vegël a për një zë tjetër një vepër muzikore, që është shkruar për një vegël a për një zë të caktuar; rregulloj, përshtat. Tejshkroi një simfoni.
✱Sin.: transkriptoj, riprodhoj, kopjoj, rikopjoj, rregulloj, përshtat.
TEJSHKÍM,~I m. Shkuarje tejpërtej, depërtim. Tejshkimi i fillit në gjilpërë. Tejshkimi i rruazave në gjerdan.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEJSHK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shkohet tejpërtej. Nuk tejshkohet lehtë peri në gjilpërë pa shikim të mprehtë.2. pës. e TEJSHKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Shkoj tejpërtej diçka, përshkoj, fus diçka tejpërtej. Tejshkoi perin në gjilpërë. Tejshkoj fillin në kokrrat e rruzares (të tespiheve).2. kal., v…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Të shkruarit e tingujve me shenja fonetike; transkriptim; shkrim fonetik i një teksti; sistem shenjash grafike që përdoret për të dhënë shqipti…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Kthej në shkrimin e sotëm një tekst të shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit; transkriptoj. Tejshk…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHKRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Specialist tejshkrimi; transkriptues.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHKRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste tejshkrimi; transkriptuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEJSHKR/ÚHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. gjuh., vetv. Kthehet në shkrimin e sotëm një tekst i shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJSHKÚAR (i, e) mb., libr. Që ka shumë kohë që ka shkuar, që i përket së shkuarës së largët, tejet i largët. Ngjarje (rrëfenja, histori) të tejshkuara. E kryer e tejshkuar (gjuh.)…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÉJSHK/Ë f. sh. ~A, ~AT Thelë, llokmë, copë. Një tejshkë mish viçi (dashi, gici, thiu). Tejshka buke.✱Sin.: thelë, llokmë, copë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë