Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TEJ/PÍQET jovep., ~PÓQ (u), ~PJÉKUR vetv., vet. v. III 1. Piqet më shumë se ç’duhet, thekariset, gati digjet. Bukën (tavën) po nuk e hoqe në kohë nga soba (furra), tejpiqet.
2. Zbutet shumë, bëhet i squllët, ngaqë është pjekur tepër, squllet, zbutet; rreshket. Frutat tejpiqen, nëse nuk vilen në kohë. Tejpiqen pemët (mollët, dardhët, fiqtë). Tejpiqet rrushi).
3. Dëmtohet, prishet, kalbet. Bostani (pjepri, shalqiri) tejpiqet nga dielli i nxehtë i korrikut.
✱Sin.: thekariset, digjet, squllet, dëmtohet, prishet, kalbet, rreshket.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë