Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEJNGARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mbingarkim, mbingarkesë. Tejngarkim i kamionit (i kalit). Tejngarkimi i njerëzve me punë.
TEJNGACMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. Mbingacmim, ngacmim i tepërt, i tepruar, bullizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGACMIMËSÍ,~A f., libr., psikol., mjek. Tejngacmueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEJNGACM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR psikol. 1. vetv. Ngacmohem tej mase nga dikush, më ngacmojnë së tepërmi, më bezdisin orë e çast, bullizohem. Tejngacmohet nga shokët e klasës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGACM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR psikol., kal. Ngacmoj së tepërmi, e bezdis orë e çast, e bullizoj. E tejngacmonin shokët e klasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGACMÚAR (i, e) mb., psikol. Që është i mbingacmuar, që është ngacmuar, i bezdisur, i shqetësuar jashtë mase, i bullizuar. I tejngacmuar nga shokët e klasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbingarkesë. Kamionin nuk e mban ura se ka tejngarkesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TEJNGARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngarkohem më tepër nga sa duhet, mbingarkohem. Qenka tejngarkuar kamioni. Është tejngarkuar me punë kohët e fundit.2. pës. e TEJNGARK…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngarkoj më tepër nga sa mban; mbingarkoj. Tejngarkoj kamionin. Tejngarkoj kalin. Tejngarkoj dikë me punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGARKÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngarkuar tepër, jashtë mase; i mbingarkuar. Kamion i tejngarkuar. Rrugë të tejngarkuara me automjete. Rrjet elektrik (ujor, rrugor) i tejngarkuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →TEJNGATËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngatërroj më keq, ngatërroj më shumë; korkoleps, koklavit keq. Mos e nga se e tejngatërron.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë